Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë, në zonën e Bllokut. Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një apartamenti, duke lënduar dy persona.

“BalkanWeb” ka siguruar videon e shpërthimit të bombolës së gazit, që siç duket ka krijuar panik të madh te qytetarët.

Siç duket dhe nga pamjet, nga shpërthimi i bombolës e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se janë lënduar nga gazi 4 persona, të cilet janë dërguar drejt spitalit.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb