Tre shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë, pasi ishin shpallur në kërkim, të akuzuar për vepra të rënda penale.


Interpol Tirana ka ekstraduar 50-vjeçarin S. T. alias V. D., të akuzuar për vrasje, 47-vjeçarin K. E. alias K. S., të akuzuar për vjedhje me armë, dhe 37-vjeçarinh R. K., i cili ishte pjesë e një organizate kriminale.



Njoftim i Interpol Tirana:
Ekstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve:
• S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

• K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

• R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb