Gazetari Helindon Ndreka ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet e para nga vendi i ngjarjes, pas vrasjes së Kastriot Reçit, mesditën e sotme në Rrëshen.

Forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes e ngjarjes, ndërsa zona është e rrethuar me shirita. Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i policisë së Lezhës, ndërsa mësohet se janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve pranë.

47-vjecari Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal, ‘Media Plus’ në Lezhë u ekzekutua mesditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb