Turqia është tronditur nga një krim makabër pasditen e së premtes pasi dy vajza 19 vjeçare u vranë brenda pak momentesh në Stamboll, ndërsa më pas agresori, gjithashtu 19 vjeç, kreu vetëvrasje.

Mediat turke raportojnë se i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe tjetra e dashura e tij aktuale. Sulmuesi i preu kokën ish partneres së tij İkbal Uzuner dhe më pas u hodh duke u vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të së premtes. Siç u bë e ditur, 19 vjeçari kishte vrarë rreth gjysmë ore më parë edhe parteren e tij aktuale Ayşenur Halil.

Babai i autorit ka thënë për mediat se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe po merrte trajtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb