Ka nisur grumbullimi i protestuesve në mosbindjen civile të thirrur nga PD.
Siç shikohet edhe në këto pamje, dhjetëra qytetarë janë parë në Sheshin Shqiponja në kryeqytet.
Ndërsa, nga ana tjetër policët janë bërë gati, të pajisur me skafandra.
Në këtë pikëkalim, ku opozita ka thënë se do ta bllokojë duke nisur nga ora 17:00 shihet se ka tepër trafik.
(Balkanweb)