ELBASAN

Në shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit ,Gramshi e ka rikonfirmuar edhe njëherë se mbetet një bastion i pathyeshëm i Partisë Socialiste.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se në këtë bashki pjesëmarrja  në këto zgjedhje ishte më e larta në shkallë qarku me 31.2% të numrit të përgjithshëm të votuesve.

Por nuk mbeten pas Librazhdi, Prrenjasi dhe Belshi. Në zgjedhjet e 30 Qershorit,Bashkia më e dobët me përqindjen më të ulët ishte Cërriku me 15.3% të pjesëmarrjes dhe më pas ajo e  Peqinit.

Sipas informacionit paraprak në qarkun e Elbasanit pjesëmarrja në votime ishte 21.8% ose e përkthyer në shifra nga 343258 votues gjithsej, në votime morën pjesë 74835 persona. E shprehur në përqindje pjesëmarrja sipas bashkive ka qenë: Peqini 16%, Belshi 25.2%, Cërriku 15.3% , Elbasani 19.7%, Gramshi 31.2,  Librazhdi 30.6%, Prrenjasi 27.2%.

Rreth mesnatës pas trajnimit të numëruesve nisi edhe procesi i numërimit ,ndërkohë që me vendim të KQZ, numërimi i votave për KZAZ nr 44 Peqin do të kryhet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në qytetin e Elbasanit.Sipas të dhënave paraprake, të 7 bashkitë janë fituar nga kandidatët socialistë, ndërsa deri tani dy prej tyre , përkatësisht Prrenjasi dhe Cërriku qeveriseshin nga LSI ,ndërsa Peqini nga PDIU.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb