Reshje të dendura shi e erë e fortë gjatë mbrëmjes në Tiranë e në qytete të tjera të vendit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, SHMU njofton se në një pjesë të mirë të vendit kryesisht në Shqipërinë Qendrore e Veriore ka pasur reshje të dendura shiu dhe stui gjatë orëve të para të mbrëmjes. Reshjet janë shoqëruar me vetëtima e erë të fortë. Sipas matjeve nga SHMU, në 10 minuta ka pasur 290 shkarkesa elektrike.

Sipas këtij Shërbimi, situata do të jetë e tillë të paktën deri nesër pasdite. SHMU thotë se më shumë reshje kanë rënë në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. Situata pritet të përmirësohet nesër gjatë pjesës së dytë të ditës.

Parashikimi Shmu
Parashikimi Shmu

Parashikimi nga SHMU:

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.

Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb