Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët, pasditja e sotme ka sjellë rrebeshe shiu në disa zona të vendit. Stuhitë dhe rrebeshet e shiut kanë “pushtuar” pak më parë qytetin e Elbasanit, duke përmbytur gjithë vendin.

“BalkanWeb” sjell video nga situata në Elbasan, ku shihet se të gjitha rrugët janë përmbytur nga shiu i dendur. Reshjet e shiut janë shumë të dendura, ndaj dhe kanë mjaftuar pak minuta që qyteti të vihet nën “pushtetin” e ujit.

Videoja tregon qartë se qarkullimi i mjeteve është shumë i vështirë, për shkak se uji në rrugë është në masë të madhe.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: