Një ekspert i grumbullimit të letrave ka thyer një rekord botëror Guinnes, duke krijuar shtëpi letrash me 54 nivele në vetëm 8 orë.
Bryan Berg, arkitekt që nisi të thyejë rekorde të grumbullimit të kartave që në vitin 1992, kishte nevojë për një shkallë, për të përfunduar kullën e tij të kartave.
Gjyqtari i Rekordeve Botërore të Guinnessit, Thomas Bradford, konfirmoi se Berg, i cili nuk përdori ngjitës ose ndonjë formë tjetër mbështetjeje shtesë për përpjekjen e tij, theu rekordin për shtëpinë më të lartë të letrave në 8 orë.
Berg po ashtu mban rekordin e përgjithshëm për strukturën më të lartë të letrave të lojës, 7.8 metra, i cili ka qëndruar i pathyshëm që nga viti 2007.
(Balkanweb)