Brazili kthehet si kampion i Botës në futboll, por për të ngritur lart trofeun mendon kombëtarja U-17. Skuadra braziliane triumfoi në finalen e luajtur në shtëpinë e saj, duke mundur me përmbysje 2-1 Meksikën në një sfidë me të vërtetë të çmendur.

Pavarësisht rasteve për shënim, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Pas pushimit, meksikanët suprizuan organizatorët në minutën e 66-të, kur Gonzales shënoi golin e avantazhit. Zhgënjimi i tifozëve vendas mori formë dhe u bë i dukshëm me kalimin e minutave. Por në fundin e ndeshjes atmosfera ndryshoi krejtësisht. Në minutën e 83-të nga pika e 11-metrshave, Caio Jorge barazoi shifrat dhe ndezi sërish shpresat e “Selecao”.

Brasileu17
Brasileu17

Koha e rregullt u mbyll në ekuilibër, por kur pritej vetëm që ndeshja të shkonte në shtesë dhe ndoshta deri te goditja e penalltive, në minutën e 93-të, Lazaro shënoi golin e dytë dhe të fitores për Brazilin, që kthehet kampion i botës për 17- vjeçarët pas një mungese shumë të gjatë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb