Inter merr 3 pikë në transfertën e Venezias, teksa fitoi minimalisht 0-1. Në “Stadio Pierluigi Penzo”, takimi rezultoi mjaft delikat për kampionët e Italisë, të cilin vinin pas dështimit në finalen e Superkupës.

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili e nisi sfidën si titullar, u shndërrua në protagonist pas çerek ore loje. Asllani dërgoi një top të gjatë për Lautaron, me këtë të fundit që provoi të godasë por nuk shënoi dot. Nga topi i kthyer përfitoi Darmian, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë do ishte edhe më interesant. Vendasit nga Venezia u vendosën në kërkim të barazimit dhe iu afruan shumë me Doumbia në të 50-tën, por portieri Sommer tha jo.

Në minutën e 67-të, Frattesi shoërdoroi një rast të mirë para portierit. Pavarësisht rasteve, shifra mbeten të njëjta deri në fund, me Interin që merr suksesin e radhës në kampionat.

Interi është në vendin e dytë të tabelës, me 43 pikë të grumbulluara deri më tani. Ndeshja e radhës në program është ajo ndaj Bolognas, takim ky i planifikuar me 15 janar.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb