Inter shmang disfatën në derbin ndaj Milanit, me ndeshjen e javës së 23-të që u mbyll 1-1. Kuqezinjtë realizuan në minutën e 45-të me anë të Reijnders.

Zikaltërit u futën në pjesën e dytë me shumë dëshirë dhe ushtruan presion, mirëpo 3 herë shtylla i mohoi golin e barazimit zikaltërve. Në shtesë, një asist perfekt i Zaleëskit për De Vrij, me holandezin që nga fare pranë gjen rrjetën.

Me këtë rezultat, ekipi i Inzaghit është në vendin e dytë me 51 pikë. Ndërkohë, Milan është në vendin e tetë me vetëm 35 pikë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb