Një meksikan që viziton Shqipërinë ka krijuar një raport tjetër me Korçën. Pranë Katedrales ai ndalet çdo ditë për të terguar punëdoret dhe kulturat e botës
“Mirë se vini” kjo është shprehja e vetme në shqip, me të cilën 33-vjeçari Once Ahau nga Meksika fton qytetarët korçarë për të blerë punime të bëra me dorë. I ardhur nga Meksika, ai ulet çdo pasdite në cep të katedrales së Korçës për të prezantuar artin e tij me gurë natyralë dhe dizenjo unike.
“I bëj me gurë të gjetur nga vende të ndryshme të botës. Shpirti im është i mbushur me liri dhe me dëshirën për të ndjekur energjinë e njerëzve”, thotë Ahau.
Punëdoret e tij i përshtaten kulturave dhe traditave të secilit vend ku ai shkon.
‘Udhëtimi nëpër botë është i rëndësishëm pasi unë njoh kultura të reja, njerëz të rinj dhe tradita të reja’, thotë 33-vjeçari.
Meksikani i Korçës ndjehet mirë në Shqipëri dhe kë vizituar disa qytete të vendit. Ai do qëndrojë rreth 1 muaj këtu, me dëshirën për tu kthyer përsëri.