Policia e Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen që ndodhi në një shkollë të mesme në Shupenzë, ku u helmuan disa nxënës.

Burime zyrtare thanë se nxënësit janë ndjerë keq teksa njëri prej tyre ka hedhur në klasë një spraj me aromë. Aktualisht 14 nxënës të helmuar po marrin ndihmë mjekësore, disa në Bulqizë dhe disa në Dibër.

“Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb