LEZHË

Një pikë karburanti ka shpërthyer në flakë në afërsi të Lezhës.  “LSA” ka siguruar një video, e cila tregon tymin dhe flakët.  “BalkanWeb” mëson se gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej të plagosurve është nisur drejt Tiranës, ndërsa 5 të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën


Nuk dihet shkaku, ndërsa zjarrfikëset dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Zjarri ka përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë- Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa janë dëgjuar edhe disa shpërthime të fuqishme.

Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa aktualisht janë evakuuar disa prej banorëve të zonës ku ndodhi ngjarja.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: