Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Në Hamburg, në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top. Në minutën e 11-të, Jasir Asani hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku Qazim Laçi me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin. Një gol që dërgoi në delir të gjithë tifozët kuqezi. Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por flirtuan me golin e dytë në të paktën dy raste të pastra. Kuqezinjtë krijuan 7 raste, goditën tre herë kuadratin.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Dalic përmbysën llogaritë falë Kramaric dhe një autogoli të Gjasulës. Gjithsesi, asgjë nuk kishte mbaruar, pasi goli i Gjasulës vendosi ekuilibrat përfundimtar.Shqipëria merr pikën e parë në grup dhe në ndeshjen e fundit do përballet me Spanjën.
(J.S/BalkanWeb)