Nëse do të kishte një të tillë, atëherë çmimi “Oskar” për simulimin në futboll do të shkonte për Gabigol. Sulmuesi brazilian është bërë qesharak me aktrimin e tij në ndeshjen e Kupës s Brazilit mes Flamengos dhe Atletico Paranense.



Ai u godit nga portieri kundërshtar gjatë një rivënie fundore, teksa simuloi një rrëzim prej një aktori të vërtetë filmash me aksion. Për fat të mirë të futbollistit, ai e zbukuroi disi mbrëmjen me golin që shënoi në barazimin 1-1 që vendosi sfidën. I konsideruar dikur si një talent i madh, sulmuesi u transferua te Interi, por zhgënjeu të gjitha pritshmëritë, duke u rikthyer sërish në kampionatin brazilian.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: