SHBA-Të mërkurën e kaluar, Aaron Voos, nga Laramie, në Wyoming, SHBA, ishte në makinë me djalin e vogël dhe po ktheheshin drejt shtëpisë kur kanë filmuar këto pamje të pabesueshme të një tornadoje që prek tokën dhe i afrohet banesave.

Burri menjëherë ka njoftuar gruan, që ishte në shtëpi me djalin e tyre të madh, duke i thënë të merrnin makinën dhe të largoheshin nga shtëpia.

Zyra e sherifit ka shpjeguar që pavarësisht se ishte një tornado shumë e fortë (F3-F4), nuk ka pasur të plagosur apo dëme të rënda.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: