ITALI – Në Itali gjendet një nga burgjet më të veçanta në botë. Atje të dënuarit nuk e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në qeli, por në natyrë të hapur.

Po flasim për burgun që ndodhet në ishullin Gorgona, në brigjet e Livornos. Një parajsë e vërtetë natyrore, ku të burgosurit punojnë në ambienet e jashtme. Ata mbjellin perime, punojnë në vreshtat e rrushit si dhe kujdesen për kafshët e ndryshme.

Të burgosurit ndihen “të lirë” në ishullin e tyre, pasi aty kanë mundësinë të angazhohen me punë nga më të ndryshmet, që i bëjnë të ndihen productive.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb