LIBAN- Një dokumentar i shkurtër prodhim i BBC-së, flet për mbretin e hashashit në Liban, vendi i cili është i njohur në mbarë botën për hashashin e saj. Në luginën Beqaa, fermerët kultivojnë hashashin duke mos u ndëshkuar fare për këtë veprim, i cili po u sjell atyre miliona dollarë të ardhura në vit. Mbështetur nga policia e armatosur, të mëdhenjtë e drogës janë bërë të paprekshëm. Lugina Beqaa gjendet në afërsi të kufirit sirian, ku gjatë luftës në Liban kanabisi kishte lulëzuar. Por, lufta në Siri duket se i ka kontribuar rritjes së kultivimit të kanabisit dhe shtrirjes në zona tjera. Kjo luginë konsiderohet si vendi më i rrezikshëm në Liban, ku nuk zbatohet ligji.
Gazetari Benjamin Sand ka vizituar njërin nga narko trafikantët më të mëdhenj Ali Shamasin, nga i cili e kuptoi se si lufta në Sirinë fqinje u ndihmoi në zhvillimin e kësaj lënde narkotike. Gazetari i BBC-së është futur në shtëpinë dhe fermën e narko-trafikantit më të madh, kurse gjithë këtë ngjarje e ka përshkruar si një seri nga “Narcos”. Ali Shamsa zotëron një sasi të madhe të armëve, kurse këtë sasi e arsyeton me futjen e  xhihadistëve në vendin e tyre.
“Policia edhe para luftës siriane kurrë nuk ka patrulluar në këtë pjesë të Libanit”, ka shtuar Ali Shamsa.
Depot janë të mbushura me hashash siç edhe mund të shihet në reportazhin e BBC-së. Ndërsa, i pyetur nga gazetari si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë duke marrë parasysh faktin se në Liban hashashi është një lëndë ilegale, Ali Shamsa është përgjigjur.
“Politikanë tanë janë ilegal. E kanë marrë pushtetin me forcë. Ata janë ilegal, ne jemi ilegal. Ashtu sikur Evropa dhe SHBA-të po eksportojnë terrorizmin tek ne, edhe ne gjithashtu u shesim drogë ”,ka thënë Sahmsa.
Por Shamsa është dënuar me vdekje për shkak të një konflikti me trupat siriane ku si pasojë vrau gjashtë persona. Pas këtij veprimi, sipas tij, ai kishte shkruar më pas që të argëtohet në një muzikë.   Ali Shamsa fiton deri në 1.5 milionë në vit. Përgjatë krizës siriane, ai thotë se të gjithë janë trimëruar që të kultivojnë kanabis.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: