PRISHTINE – Reperi Noizy u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, teksa largohej nga spitali në Prishtinë. Ai ka siguruar fansat se të gjithë djemtë e grupit OTR janë mirë dhe se gjaku në parkingun e hotelit ‘Swiss Diamond’ nuk është gjaku i tij.

“Nuk jam i lënduar në kokë. Ishte gjaku i dikujt tjetër jo gjak i imi, edhe Varrosi është mirë”- është shprehur Noizy, i cili ka siguruar se nuk ka patur provokime nga djemtë e OTR. Sipas tij, videot e regjistruara do të zbardhin tërësisht ngjarjen.

Gazetari: A je mirë me shëndet?
Noizy: A do me bo pompa këtu…
Gazetari: Çfarë ka ndodhur saktësisht?
Noizy: Kanë me dal videot, sonte ju pres në Mitrovicë dhe në Ferizaj, kaq di me thon
Gazetari: Eshtë e sigurtë që ke me performu?
Noizy: 100%.
Gazetari: A je lëndu dikund?
Noizy: Jo
Gazetari: Pamë gjak, na trego çfarë ka ndodhur…
Noizy: Janë gjakrat e dikujt tjetër, jo i imi.
Gazetari: A është për shkak të mosmarrëveshjes së vjetër, a është diçka e re?
Noizy: Ka mundësi, por nuk jam i sigurtë. S’ka pas provokime, kanë me dal videot.
Gazetari: Varrosi është mirë?
Noizy: Krejt mirë janë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1008867502544263/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij Ymer Abdullahu dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi. Mësohet se Albert Krasniqi është bashkëshorti i Miss Kosova 2006, Besa Gashi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: