Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë, Rogfast, që do të shtrihet 26.7 km nën det dhe do të arrijë deri në 390 metra thellësi. Ky tunel do të lidhë qytetet Stavanger dhe Bergen, duke reduktuar kohën e udhëtimit me 40 minuta dhe do të zëvendësojë disa kalime me traget, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë dhe të sigurt.

Në projektin Rogfast janë parashikuar dy rreth-rrotullime nën ishullin Kvitsoy, 260 metra nën nivelin e detit. Ndërkohë, ndërtimi po kryhet përmes shpimit dhe shpërthimit të shkëmbinjve të fortë, metodë tipike për Norvegjinë.

Ky tunel do të ketë ndikim të madh në ekonominë rajonale, duke lehtësuar transportin dhe rritur turizmin në zonën e fjordeve dhe Bergen. Më shumë se 13,000 automjete pritet të kalojnë çdo ditë përmes tij deri në vitin 2053. Kostoja totale është 25 miliardë krone (rreth 2 miliardë euro).

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb