PEZE

Fotografi të Enver Hoxhës dhe brohëritjet në emër të tij dhe të Partisë Komuniste ishin prezent edhe sot në festimet me rastin e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës.

Menjëherë pas ceremonisë zyrtare ku ishin të pranishëm, Presidenti Ilir Meta, zv/kryeministri Erion Brace, kreu i Bashkisë Erion Veliaj, ministra e deputetë, një grup me antarë të Partisë Komuniste u shfaqën edhe këtë vit në Pezë, me foton e Enver Hoxhës, kurora me lule e flamurin kombëtar.

Antarët e Partisë Komuniste marshuan të pashqetësuar deri tek Varrezat e Dëshmorëve të Pezës ku nderuan kujtimin e të rënëve në luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb