Tenisti serb Novak Djokoviç është skualifikuar në US Open. Në fakt, ai nuk ka ikur nga një humbje e mirëfilltë, por nga një vendim për ta përjashtuar.
Ai goditi gabimisht një zyrtare jashtë fushës me top tenisi në fytyrë, dhe ajo për disa momente ishte në gjendje të rëndë duke e patur të vështirë të qëndronte në këmbë.
Djokoviç luftonte për një trofe të 18-të në US Open, por duket se fati nuk ishte me të kësaj radhe.
Ai po luante përballë Carreno Busta, dhe rezultati ishte 5-6 por ndërkohë që kompententët e ndeshjes diskutonin, në fund vendosën që ndeshja të ndërpritej dhe Djokoviç mos ishte më pjesë e saj.
(BalkanWeb)