Pak më parë Korça është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku bashkëshorti ka djegur me benzinë gruan e tij.

BalkanWeb ka siguruar pamje nga vendngjarja.

45-vjeçari, i identifikuar si Bledar Trendafili, ka shkuar në banesën ku jetonte bashkëshortja e tij, Melisa, e më pas e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Menjëherë pas aktit të rëndë, 45 vjeçari është larguar nga vendngjarja ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.

Çifti jetonin të ndarë pasi ishin ishin në proces divorci.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb