Chelsea ka fituar titullin kampion në Premier League. Blutë e Londrës fituan në transfertë me West Bromvich Albion me rezultatin minimal 1-0. Por, si gjithmonë te goli i fitores nuk mungoi festimi i trajnerit të Chelseat Antonio Contes. Michy Batshuyi ka realizuar golin e epërsisë për Chelsean në minutën e 80 pas një aksioni të gjatë të londinezëve. Chelsea është shpallur kampion i Premier League pasi ka dhjetë pikë më tepër se vendi i dytë Tottenahm Hotspurs, i cili ka edhe tre ndeshje më pak. Në videon më poshtë mund të shihni festimin e Contes:


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: