Nuk është një sekret që mes Edison Cavani dhe Neymar nuk ka pasur një raport të mirë te Paris SG. Dy sulmuesit e Paris SG janë përplasur shpesh herë mes tyre, por gjërat duket se kanë ndryshuar. Konfirmimi për këtë vjen nga ndeshja e fundit në Champions, ku skuadra pariziene mundi 5-0 Galatasaray.

Ndryshe nga e shkuara, ku një 11-metërsh kishte agravuar marrëdhënien e dy futbollistëve, këtë herë Neymar shkoi vetë dhe i dorëzoi sulmuesit uruguajan topin për të goditur penalltinë. Ky gjest i brazilianit ka tërhequr vëmendjen e mediave franceze, që tani flasin për një “pajtim” mes dy sulmuesëve të Paris SG.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb