Pas suprizave në javët e para, La Liga kthehet në normalitet. Këtë e konfirmon tabela e renditjes ku si gjithmonë tashmë kryesojnë pretendentët kryesorë Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Katalunjasit kanë fshirë çdo dyshim dhe kritikë që I shoqëroi javët e fundit.

Për këtë merita është e gjitha e Lionel Messi, autor I tre golave në fitoren 4-1 kundër Celta Vigo. Me këtë sukses, kampionët në fuqi të La Liga kryesojnë falë golevarazhit më të mirë ndaj rivalëve të përjetshëm të Real Madrid në vendin e dytë por me pikë të njëjta.

Kampionati Spanjollll
Kampionati Spanjollll

Edhe skuadra e Zinedine Zidan është kthyer në formën e saj më të mirë, pas nisjes plot oshilacione të sezonit.

“Los Blancos” gjithashtu morën një fitore të madhe në fundjavën e kampionatit spanjoll, duke mundur në transfertë 4-0 Eibar. Kthehet bindshëm në garën për titull edhe Atletico Madrid.

Të besuarit e Diego Simeones bënë një paraqitje të shkëlqyer të dielën për të fituar 3-1 në shtëpinë e tyre kundër Espanyol.

Në vendin e katërt të renditjes dhe me pikë të barabarta me Atletico Madrid është ngjitur Sevilla. Kjo e fundit triumfoi 2-1 në derbin kundër Betis, duke forcuar pozitat e saj në zonën Champions.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb