Ashtu si në çdo resort të Europës, por jo vetëm, edhe në ‘Prestige Resort’ mbrëmja rezervon surpriza, lojëra e zbavitje për çdo grupmoshë, në mënyrë që pushimet e tyre të mbeten të paharrueshme. Emocione të tilla ka përcjellë tek pushuesit, mbrëmja e së shtunës në ‘Prestige Resort’.

Mes tingujve të muzikës, argëtimit dhe lojëra, pushuesit shijuan atmosferën festive, e cila prej javësh mbizotëron në këtë resort.

Momente të tilla janë bërë pjesë e një video, ku pushues të shumtë, fëmijë e të rritur, shihen teksa kërcejnë nën ritmet e këngës ‘Kuq e Zi je ti’, apo edhe ‘Xhamadani vija vija’. Teksa argëtohen, pushuesit norvegjezë, çekë e polakët tundin flamurin kuqezi në ritmin e muzikës. Dhe si për të mos u larguar nga motivet kombëtare, në qendër të resortit valëvitet edhe flamuri kuq e zi.

‘Prestige Resort’, një nga perlat e Adriatikut, është tashmë destinacioni i preferuar për pushuesit vendas e të huaj, norvegjezë, çekë e polakë. Si një ndër pikat turistike më të preferuara në rajon, ky resort luksoz i ndërtuar me koncepte të avancuara, ofron kombinimin ideal të natyrës dhe arkitekturës moderne të ndërthurur mes hijeve të pishave gjysmëshekullore, e që brenda pak kohësh ka zënë vendin e parë në bregdetin shqiptar.

E ndërkohë që vera nuk ka përfunduar ende, dhe gushti pritet të sjellë temperatura ekstremisht të nxehta, ‘Prestige Resort’ është vendi ideal, i cili ofron shërbimin e komoditetin që gjithkush kërkon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb