Këngëtarja Jonida Maliqi i dha fund martesës me bashkëshortin biznesmen, rreth 8 vite më parë. Nga historia 17-vjeçare e dashurisë erdhi në jetë djali i çiftit, Dan. Por 8 vite pas ndarjes së bujshme, Jonida Maliqi i është rikthyer sërish Gjykatës së Tiranës.

BalkanWeb dhe News24 kanë siguruar pamjet e saj teksa del nga ambientet e Gjykatës. Mësohet se artistja ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin pasi siç bën të ditur në kërkesëpadi, biznesmeni nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes shëndetësor.

Maliqi është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës e shoqëruar nga avokati i saj.

Jonida Maliqi thekson në kërkesën drejtuar Gjykatës se në zgjidhjen e martesës, është rënë dakord që ish-bashkëshorti të paguante një detyrim ushqimor për të birin në masën 2 mijë euro në muaj. Marrëveshje të cilës, ai, siç duket nuk i është përmbajtur.

Gjithashtu, në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 mln euro.

Mollë sherri mes ish-bashkëshortëve është bërë edhe apartamenti ku jeton Jonida Maliqi me Dan-in i cili si pronë rezulton “banesë bashkëshortore”, por siç thotë në kërkesëpadi këngëtarja, biznesmeni nuk respektoi as marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të dhe të birin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb