“Njihuni me 5-vjeçarin magnet,” kështu ka shkruar NY Post për djalin nga Kosova që mendohet të ketë veti magnetike.

“Ky fëmijë është një magnet human. 5-vjeçari Erman Delic nga Kosova zbuloi aftësitë e tij magnetike ndërsa ishte duke parë televizor dhe iu ngjitën lugët. Tani Erman mund të ngjisë monedha, pirunë, madje dhe telefona në trupin e tij. Doktori tha se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk arrin ta shpjegojë aftësinë e tij. Me sa duket ai ka një personalitet magnetik” ka shkruar NY Post për aftësitë e djalit nga Kosova.

Komentuesit kanë patur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për ‘djersë të ngjitshme’, që fikson trupat metalikë pas trupit. Shihni videon!

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/NYPost/videos/10158699123820206/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb