LONDER

Thirrjet e pankartat ‘Rama ik’ duket se e kanë ndjekur sot kryeministrin Edi Rama edhe në Londër, ku po qëndron në kuadër të një Samiti për investimet në Ballkanin Perëndimor.

Një pjesë e komunitetit shqiptar që jetojnë në Londër, kanë pritur sot me protesta kreun e qeverisë Edi Rama, ndërsa e shoqëronin me thirrjet e parullat Rama ik.

Kryeministri Edi Rama po qëndron sot në Londër, në një takim të njoftuar prej tij një ditë më parë. Ndërsa shihet të zbresë nga makina, kryeministri është filmuar me telefon nga një kalimtar shqiptar në zonë, i cili i drejtohet kryeministrit me fjalët “O mashtrues” dhe “Albania mafia”. Fjalët duket se nuk kanë prekur kryeministrin i cili në përgjigje ka buzëqeshur e ka vijuar më tej rrugën.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama njoftoi se dje do të qëndronte në Londër ditën e martë në kuadër të forumit të Financial Times me temë : Investimet në Ballkanin Perëndimor”, axhendë që sic tha e detyron të shkëputet për një ditë nga fushata elektorale për 30 qershorin.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: