Olta Gixhari, ishte e pranishme në Shkodër ku dha një Intervistë për gazetarin e BalkanWeb Senad Nikshiqi. Edhe pse në qytetin e Luizit, rivalit të saj në “Big Brother Vip Albania”, ajo u shfaq e qeshur dhe me batuta. Olta tha se i do shumë shkodranët duke mos përjashtuar as Luizin.
“Është hera e parë që vij me një punë në Shkodër. Kam ardhur si spektatore. Jam e lumtur që jam në Shkodër. Shkodranët janë artdashës. Ndihme shumë mirë, erdha me dashuri. Shkodra është qyteti i të gjithë shqiptarëve. E dua shumë shkodranët. Nuk përjashtoj asnjë (qesh, kur pyetet nëse e do dhe Luizin)”, tha mes të qeshurash Gixhari.