Shqipëria do të sfidojë Andorrën në “Arenën Kombëtare”, në përballjen e kualifikueseve të Botërorit. Para fillimit të takimit, futbollistët kuqezi kanë zbritur në fushë, për të bërë nxehmjen e zakonshme.
Në skuadër atmosfera është mjaft e mirë brenda grupit dhe objektivi i vetëm janë 3 pikët. Në shkallët e stadiumit gjithashtu kanë zënë vendet e tyre edhe tifozët, që do të mbështesin kuqezinjtë për 90 minuta.