Kombëtares shqiptare ashtu si çdo sfidë tjetër nuk do t’i mungojë mbështetja edhe në transfertën kundër Skocisë.

Glasgou, qyteti ku do të luhet sonte në orën 20:45 ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve, është “pushtuar” aktualisht nga “Tifozat Kuq e Zi”. Grupimi më i madh në mbështetje të Kombëtares rreth 3 orë para ndeshjes ka nisur këngët dhe koret në mbështetje të skuadrës.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e dytë për kompeticionin më të ri të UEFA-s. Të premten, ekipi i drejtuar nga Christian Panucci mposhti me rezultatin minimal 1-0 Izraelin falë golit të Granit Xhakës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb