TIRANE

Pak para nisjes së protestës së paralajmëruar të opozitës së bashkuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, PD ka shpërndarë për protestuesit edhe cadra, kjo për shkak të kushteve jo të përshtatshme të motit ditën e sotme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe me cadrat PD është kujdesur të japë mesazhin politik të protestës, ndërsa mbi to shkruhet ‘Rama ik’.

Sakaq në oborrin para selisë së PD është mbushur me protestues. Në videot e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Klajdi Bodlli, duket se në vend të bojës, protestuesit kanë marrë këtë herë, bidona me qumësht.

Opozita proteston sot në 18:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me sloganin ‘Shqipëria ngrihet përpara kryeministrisë’, ndërsa kërkesat janë po ato, qeveri tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb