PAKISTAN-Ka ngjallur jo pak polemika videoja e xhiruar nëpër rrugët e Karachi, ku mbi një makinë shfaqet një luan, në mes të trafikut në qytetin pakistanez.

Të shumtë njerëzit që e shohin dhe pamjet e xhiruara janë bërë shumë shpejt virale në web, aq sa Ministri pakistanez Sohail Anwaer Sial, i ka dhënë urdhër forcave të rendit të marrin masa.

Pasi e kanë gjetur se cili është pronari i luanit policia e ka arrestuar.

Për të shfajësuar veten burri ka thënë që kur e kanë filmuar ai po e çonte kafshën tek veterineri, për një kontroll.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: