SPAK ka publikuar pamjet brenda laboratorit të kokainës në Qerekë. Në pamje shihen pakot me lëndë narkotike si dhe thasët me lëndë të bardhë e cila mendohet se përdoret për të përzier kokainën.
Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës.
Brenda laboratorit u gjetën edhe pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
(BalkanWeb)