Një makinë ra në një gropë të madhe që u shfaq papritur në një rrugë në Bukuresht, e cila u shemb pasi dyshohet se nuk ka përballuar dot peshën e automjeteve sipër.
Rruga me kalldrëm u shemb papritur në zonën Orhideelor të Sektorit 6 të kryeqytetit rumun. Pamjet tregojnë momentin kur vetura “gëlltitet” nga asfalti i hapur teksa në rrugë kalon një kamion i mbledhjes së mbeturinave.
Raportohet se në automjetin e dëmtuar ndodhej një grua 43-vjeçare dhe fëmija i saj i mitur, vetëm 5 vjeç.
Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, ndërsa autoritetet kanë siguruar zonën duke ndaluar qarkullimin e mjeteve deri në sigurimin e perimetrit.