Policia e Elbasanit ka blinduar qytetin për të zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur këtë pasdite në një lokal të qytetit.

Gazetarja Dorjana Bezat ka sjellë në “BalkanWeb” videon dhe fotot e para nga vendngjarja, e cila siç shihet është rrethuar nga policia, si dhe emrat e personave të plagosur me armë, që janë shtetasit Astrit Cerriku dhe Mihal Kocaqi, të cilët ndodhen në kirurgji, por pa probleme për jetën.

Gjithashtu, nga përplasja në lokal ka mbetur i plagosur me sende të forta edhe shtetasi Fejzi Ago, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi ka dëmtime në sy. Sipas policisë, autori i ngjarjes është i njohuri i personave të plagosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Plagosja ndodhi në lokalin “Cest la vie”, teksa personat ishin të ulur në një tavolinë, kur janë zënë për motive të dobëta.

Debati ka degraduar, duke bërë që njëri prej tyre të shkojë në shtëpi, të marrë armën dhe të hapë zjarr ndaj personave të tjera në lokal.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: