TIRANE- Redaksia e BalkanWeb ka mundur të sigurojë një tjetër video nga plagosja e “Komunës së Parisit”, në një tjetër kënd.

Mësohet se pikërisht në vendin që po shikoni në video, ka përfunduar makina me të cilën udhëtonte i riu Lorenc Hoxha pasi është qëlluar me armë.

Edhe këtu ka forca të shumta policie dhe qytetarë që vëzhgojnë momentin e mbledhjes së provave nga grupi hetimor.

Kujtojmë se dy mjete, një benz me targë AA 777 RT ku udhëtonte i plagosuri ka shkëmbyer zjarr me një tjetër mjet, në një zonë të populluar dhe në një orar që të shumtë janë qytetarët që zgjedhin të kalojnë jashtë shtëpive vapën e këtij fillim gushti.

Informacion paraprak
Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb