Pasagjerët në një fluturim të Delta Airlines nga Salt Lake City në Portland të dielën përjetuan momente të tmerrshme teksa filluan t’u dalë gjak nga hunda dhe veshët, duke e shtyrë aeroplanin amerikan të bënte një ulje emergjente.

“Dëgjova ajrin që dilte dhe më pas ndjeva një dhimbje të papritur në veshin tim të djathtë”, tha Jaci Purser për CNN, duke shtuar, “Vura dorën në vesh dhe pashë gjak”.

Purser, e cila ishte në një udhëtim pune, tha se kolegët e saj dhe pasagjerët e tjerë gjithashtu përjetuan probleme të ngjashme: “veshët tanë filluan të na dhembin keq. Të gjithë rreth nesh shtrëngonin veshët, filluan të rrjedhin gjak, po ashtu edhe disa pasagjerëve nga hundët”.

Shkaku më vonë u përcaktua se ishte një problem presioni në kabinën e avionit. Avioni bëri një ulje emergjente në Salt Lake City. Në fakt, dhjetë nga pasagjerët kërkuan trajtim mjekësor dhe Delta kërkoi falje për incidentin në Fluturimin 1203.

“Ne kërkojmë falje sinqerisht klientëve tanë për përvojën e tyre,” tha një zëdhënës i Delta: “Ekuipazhi i fluturimit ndoqi procedurat për t’u kthyer në SLC ku Ekipet në terren mbështetën klientët tanë me nevojat e tyre imediate.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: