Ministri gjerman i Financave, Peter Altmaier, u dërgua me urgjencë sot në spital, pas rënies së tij nga skena e ngritur për folësit e konferencave të mediave dixhitale në Dortmund. Ministri i Financave ishte një nga folësit në konferencë, ndaj dhe është ngritur në skenë për të mbajtur fjalën e tij.

Pas fjalimit 20-minutësh, ministri 61-vjeçar u nis të dilte nga skena, por ra poshtë. Ai mbeti pa ndjenja për disa minuta, duke krijuar panik te të ftuarit në sallë, të cilët mbetën të shokuar. Procedurat e konferencës u ndërprenë dhe disa minuta më vonë mbërriti një ambulancë.

Peter Altmayer u transportua në një klinikë të Dortmundit. Sapo rifitoi vetëdijen, ministri gjerman falënderoi stafin mjekësor. Ndërsa, gazeta gjermane Bild shkruan se: “Bisedimet e tij të planifikuara me kancelaren Angela Merkel janë shtyrë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb