Një furgon pasagjerësh është shkrumbuar pasditen e sotme në Kavajë.

Gjatë momentit të marrjes së flakëve në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, ndërsa pasagjerët që ai transportonte sapo kishin zbritur prej tij.

Ngjarja është shënuar në pranë Drejtorisë së Ujësjellësit në Kavajë, pak metra nga stacioni i qëndrimit të furgonave.

Mësohet se mjeti, tip furgon ishte ne ecja gjatë momentit të marrjes së flakëve. Sipas të njëjta burimeve dyshohet se një problem në motor ka qenë edhe shkaku kryesor i zjarrit nga i cili mjeti u shkrumbua.

Mjeti i djegur i përkiste një qytetari nga Kavaja dhe bënte çdo ditë linjën e transportit të pasagjerëve Kavajë-Durrës.

 

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb