Një bar kafe është përfshirë nga zjarri në rrugën “Faik Konica” pranë stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë në orët vona të mbrëmjes. Ishin vetë banorët ata që raportuan se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha ndërsa një pjesë e tyre kishin dalë nga banesat.
Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të izoluar zjarrin dhe për të mos marrë përmasa të mëdha në pallat. Flakët rrezikuan jo pak katet sipër lokalit duke mbërritur ballkonet e tyre. Në pamjet që sjell BalkanWeb dëgjohen banorët të alarmuar teksa thonë se ende zjarrfikësja nuk ka mbërritur, ndërsa flakët bëheshin gjithnjë e më të rrezikshme. Një qytetare shprehet se shërbimi zjarrfikës është vonuar 40 minuta.
Fillimisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit, ndërsa më pas 4 makina zjarrfikëse.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
(BalkanWeb)