Një pallat në Ulzë është përfshirë nga zjarri. Mësohet se ngjarja ndodhi pak çaste më parë. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se vatra e zjarrit ka rënë në katin e tretë të pallatit, në të cilin jetonin inxhinierë turq, që punojnë në hidrocentralin e Ulzës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se personat që jetonin në këtë apartament, kanë lënë një ngrohëse ndezur, duke shkaktuar zjarrin, ku flakët po kërcënojnë edhe katin e dytë.

Bëhet e ditur se një zjarrfikëse nga Burreli është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa flakët rrezikojnë edhe dy katet e tjera.

Ulez Digjet Shkolla
Ulez Digjet Shkolla

Ndërkohë qytetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes, kanë nisur të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore, si zorra me ujë, por edhe me topa dëbore.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: