ELBASAN

Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur pak më parë në një banesë në ndërtim në lagjen “Haxhias”, të Elbasanit ka shkaktuar panik të madh në zonë.

Përveç zhurmës së madhe, janë dëmtuar edhe disa banesa që ndodheshin afër me banesën në ndërtim ku shpërthyen edhe municionet e fshehura në shkurre.


Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Fatmir Popja shihen xhamat e thyera të banesave aty pranë.


NJOFTIMI I POLICISË
Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në një banesë të rrënuar ka rënë zjarr. Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur.


Nuk ka asnjë të lënduar, shërbimet e zjarrfikses dhe policise ndodhen në vendgjare.

Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb