Tërmeti i pasdites me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter dhe që zgjati disa sekonda ka shkaktuar panik të madh te qytetarët, të cilët janë të tmerruar që prej mëngjesit të djeshëm me lëkundjen më të fortë të dekadave të fundit me magnitudë 6.4.

Një qytetar në zonën e “Myslim Shyrit”, në Tiranë, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, ndërsa nuk dihet nëse shkak ka qenë tërmeti apo ngjarja ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër.

E rëndë në Tiranë/ I riu hidhet nga kati i 3-të i pallatit, dërgohet me urgjencë drejt Traumës on Vidnews.

Siç shihet në videon e publikuar nga “JOQ”, në rrugë janë mbledhur shumë njerëz dhe policia për t’i dhënë ndihmë qytetarit. Mësohet se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, ndërsa gjendja e tij është e rëndë.

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: