Një javë më parë u largua nga Dorados për “motive shëndetësore”, më pas në Argjentinë shpërthyen zërat se Diego Armando Maradona vuan nga një sëmundje vdekje prurës. Legjenda e futbollit botëror sigurisht nuk gëzon shëndet të mirë por nuk vuan as nga Alzheimer:

“Njerëzit vdesin nga Alzheumer, un nuk po vdes. Këta bijë k..ash që thonë këto fjalë po përpiqen të bëjnë konfuzion dhe këto gjëra mua nuk më pëlqejnë”, u shpreh Maradona në një video mesazh në rrjetet sociale.

Maradona Afp
Maradona Afp

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Maradona i është nënshtruar këto ditë disa ekzaminimeve që kanë lidhje me Alzheimer por miku dhe menaxheri i tij Morla e ka mohuar këtë lajm duke specifikuar për çfarë bëhet fjalë: “Maradona nuk i është nënshtruar kurrë ekzaminimeve për Alzheimer, u largua nga Dorados sepse duhet të operohet në shpatull dhe në gju”, theksoi menaxheri i tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: