BalkanWeb siguron videon, kur Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë ‘thyer akullin’ sot në Vlorë duke i dhënë duart njëri- tjetrit.
Shtrëngimi i duarve ka ardhur pas përkujtimit të Luftës së Vlorës me rastin e 100- vjetorit të saj.
Ata ishin të pranishëm në ceremoni, teksa kanë qëndruar afër njëri- tjetrit dhe në fund edhe janë takuar me duar.
Por ndërkohë të premten Meta ka planifikuar një takim me Ramën dhe me Bashën për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021. Kryeministri nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen ende në Presidencë për takimin, por duket se ‘akulli është thyer’ tashmë pas ftohjes dhe sulmeve në distancë.
(BalkanWeb)